Monday, 11. May 2026
Sport

Revoltë te Real Madridi, tifozët kërkojnë largimin e Mbappes

GS 11/05/2026 1 Min. Lesezeit

Situata rreth Kylian Mbappé te Real Madrid është tensionuar ndjeshëm pas humbjes së titullit kampion ndaj rivalit të përhershëm, FC Barcelona

.

Sulmuesi francez po përballet me kritika të shumta nga tifozët madrilenë, të cilët po e fajësojnë për paraqitjet jo bindëse dhe mungesën e ndikimit në momentet vendimtare të sezonit. Në rrjetet sociale dhe mediat sportive spanjolle janë shtuar thirrjet për largimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Një pjesë e madhe e tifozëve besojnë se skuadra ka funksionuar më mirë në ndeshjet ku Mbappe nuk ka qenë pjesë e formacionit, duke ngritur pikëpyetje mbi përshtatjen e tij në sistemin e lojës së madrilenëve.

Presioni mbi yllin francez është rritur edhe për shkak të pritshmërive të mëdha që shoqëruan ardhjen e tij në “Santiago Bernabéu”, ndërsa sezoni pa trofe të rëndësishëm ka shtuar pakënaqësinë në klub.

E ardhmja e Mbappesë te Real Madridi mbetet e paqartë, ndërsa merkatoja verore pritet të jetë vendimtare për vazhdimin ose jo të aventurës së tij në kryeqytetin spanjoll.

Teilen: