Monday, 31. August 2026
Sport

Rezultatet e Europa League, Manchester dhe Ajax bëjnë detyrën në shtëpi

GS 08/11/2024 1 Min. Lesezeit

U luajtën sot ndeshjet e xhiros së katërt të Europa League, në të cilat u arritën jo pak rezultate surprizë.

Tottenhami u mund në Stamboll nga Galatasaray, ndërsa Roma barazoi në transfertë me belgët e Union.

Ajax dhe Manchester United bënë detyrën, duke i fituar ndeshjet respektive në fushën e tyre.

Rangers i Nedim Bajramit barazoi në transfertë me Olympiacios, ndërsa Fenerbahce u mund në Holandë nga AZ Alkmaar.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni rezultatet e të gjitha sfidave të Europa League që u luajtën sot.

Image

 

Teilen: