• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rezultoi me doping, UEFA pezullon për 10 muaj mbrojtësin e Bilbaos

08/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Athletic Club, Yeray Álvarez, është pezulluar për një periudhë 10-mujore pasi rezultoi pozitiv në një test antidoping të kryer nga UEFA pas gjysmëfinales së parë të Europa League kundër Manchester United, në “San Mamés”.

Analizat e kampionit, të kryera nga një laborator i akredituar nga WADA, zbuluan praninë e Canrenone, një substancë e ndaluar. Vendimi u mor nga Komisioni i Apelit i UEFA-s.

Më 2 qershor 2025, lojtari pranoi një pezullim të përkohshëm vullnetar, që hyri në fuqi menjëherë. Pas hapjes së një procedure disiplinore më 10 qershor 2025, dy inspektorë etikë dhe disiplinorë të UEFA-s kryen një hetim dhe më pas çështja iu paraqit organeve disiplinore për vendim.

Në mbledhjen e mbajtur më 19 gusht, organi disiplinor përkatës vendosi ta pezullonte lojtarin për 10 muaj, duke llogaritur periudhën nga data e pezullimit provizor (2 qershor 2025) deri më 2 prill 2026, duke theksuar se bëhej fjalë për një shkelje jo të qëllimshme të rregullave antidoping.

Sipas nenit 10.14.2 të Rregullores Antidoping të UEFA-s, Álvarez do të mund të rikthehet në stërvitje me skuadrën ose të përdorë objektet e klubit gjatë dy muajve të fundit të pezullimit, pra duke filluar nga 2 shkurti 2026.

Next Post

Dyshimet e Sylvinhos para duelit me Letoninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.