Lojtari 22-vjeçar i Sassuolo-s, pak kohë pas Botërorit, ishte ndaluar dy herë brenda një nate në Sydney për tejkalim shpejtësie.
Cristian Volpato ka shpëtuar me një gjobë shumë të butë. Lojtari i Sassuolo-s u arrestua nga policia për tejkalim shpejtësie në Sydney dhe më pas rezultoi pozitiv ndaj kokainës. Gjithçka ndodhi pak ditë pas pjesëmarrjes së tij në Kupën e Botës.
Sipas medieve lokale në Australi, Volpato, 22 vjeç, është gjobitur me 722 dollarë. Po ashtu, patenta e tij është pazulluar pas arrestimit.
Mesfushori u arrestua në fund të korrikut, pasi gjatë së njëjtës mbrëmje ishte ndaluar dy herë për tejkalim shpejtësie. Gjatë ndalimit të parë ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe mori një gjobë. U ndalua sërish pas dy orësh dhe iu nënshtrua një testi antidrogë, ku rezultoi pozitiv ndaj kokainës.
Volpato luajti tri ndeshje me Australinë në Botëror. Ai preferoi të luante me këtë kombëtare në vend të Italisë, që mungoi në Kupën e Botës. Ka lindur dhe është rritur në Sydney, para se të transferohej në Itali. Këtë vend e ka përfaqësuar në disa nivele të rinjsh.