• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rice: Dowman është 15-vjeçari më i mirë në Angli

25/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli i Arsenal-it, Declan Rice, e ka pranuar se është impresionuar nga talenti i ri i ‘Topçinjve, Max Dowman.

Mesfushori 15-vjeçar ka pasur mundësinë të stërvitet me skuadrën e parë të Arsenal-it këtë sezon dhe ka lënë gjurmë te lojtarët e mëdhenj të ekipit.

Duke folur për ‘BBC’, Rice përmendi edhe talentin tjetër të klubit, Ethan Nwaneri, duke theksuar se Dowman mund të ketë një të ardhme të ndritur në ekipin e parë.

“Këto janë kohë të pabesueshme. Nuk kam fjalë të mjaftueshme për ta lavdëruar Ethan-in. Mezi pres që të hyjë në ekip dhe të gjithë të shohin cilësitë e tij, sepse është një talent i jashtëzakonshëm”, tha Rice.

Lidhur me Max Dowman, Rice u shpreh: “Max është 15-vjeçari më i mirë në Angli. Kam marrë aq shumë mesazhe për të kohët e fundit, nga njerëz që e kanë parë dhe më kanë thënë: ‘Wow, çfarë talenti!’ Ai është një lojtar që duhet pasur në vëmendje. Por në moshën 15-vjeçare ka ende shumë rrugë për të bërë. Mund të jesh më i miri në vend në këtë moshë, por kjo nuk garanton që në 18 vjeç do të jesh po aq i mirë”.

“Andaj, duhet të kesh uri për sukses, të vazhdosh të punosh dhe të shtysh veten përpara. Bisedoj shpesh me Max dhe ai e di këtë. Për më tepër, ka një familje të shkëlqyer që e mbështet. Ai është i jashtëzakonshëm”, ka theksuar Rice.

Next Post

Reali bën “bingo”, merr lojtarin e pazëvendësueshëm nga Liverpuli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.