Wednesday, 29. April 2026
Sport

Rifillon ndeshja Ylli – Peja, e ndërprerë shkaku i përleshjes

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ka rifilluar ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, e cila u ndërpre pak minuta pa përfunduar çereku i dytë.

Ndërprerja zgjati gati një orë dhe erdhi për shkak të hedhjes së gjësendeve nga tifozët vendas, por që më vonë eskaloi në përleshje derisa lojtarët e Pejës po largoheshin drejt zhveshtoresh.

Po ashtu, një pjesë e tribunës është zbrazur në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Kjo është ndeshja e parë çerekfinale mes Yllit dhe Pejës në kuadër të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll.

 

 

Teilen: