Wednesday, 13. May 2026
Sport

Rikthehen në Paris kampionët e Europës

GS 01/06/2025 1 Min. Lesezeit

Nga OraNewsPërditësimi i fundit 1 Qershor 2025, 19:48

Lojtarët dhe stafi i Paris Saint-Germain u kthyen në kryeqytetin francez të dielën, për të festuar në sheshin Champs-Elysees, bashkë me tifozët, për triumfin e parë në histori në Champions.

Në orët në vijim, trajneri Luis Enrique dhe ekipi i tij do të priten gjithashtu nga presidenti francez Emmanuel Macron. Më shumë se 100,000 tifozë pritet të shikojnë heronjtë në paradën në rrugët e ekspozitës së Parisit, pas fitores së madhe 5-0 ndaj Interit në finale.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, rreth 11.8 milionë mbështetës e ndoqën takimin në televizionin francez.

Tifozët u mblodhën në rrugët e kryeqytetit, duke festuar me fishekzjarre dhe duke krijuar një atmosferë të zjarrtë.

Teilen: