Liga e Kampionëve rikthehet në skenë pas një pushimi prej tri javësh, me ndeshjet e xhiros së pestë që zhvillohen të martën dhe të mërkurën.
Megjithatë, xhiro e pestë e fazës së ligës hapet me dy ndeshje, të cilat luhen të martën në Norvegji dhe Turqi nga ora 18:45.
Bodo/Glimt – LASK dhe Galatasaray – Aston Villa, janë ndeshjet e para të kësaj xhiroje në të cilën në total do të zhvillohen 18-të përballje.
Në ndeshjen në Norvegji, ekipi vendas që ka 4 pikë deri më tani është në kërkim të fitores së dytë në Champions përball kundërshtarit nga Austria që ka tubuar 6 pikë pas dy fitoreve e po aq humbjeve deri më tani.
Megjithatë, ndeshje më interesante do të jetë ajo në Stamboll ndërmjet Galatasarayt dhe Aston Villas, me ekipin vendas që ka 6 pikë dhe synon t’ia shkaktojë anglezëve humbjen e dytë në fazën e ligës karshi tri fitoreve.
Ndërkohë, të martën nga ora 21:00 përballen Arsenal – Dortmund, Como – AEK, Feyenoord – Porto, Man. City – Napoli, Leipzig – Lens, Real Madrid – PSV dhe Slovan – Real Betis.