• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rikthim i rëndësishëm për Tetovën

28/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egnatia do të ketë një armë më shumë në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë në Conference League përballë Vikingur Reykjavik.

Arbin Zejnullai do të jetë i gatshëm për takimin me islandezët, sfidë që do të luhet të enjten. Duke nisur nga ora 20:00 në “Loro Boricci” të Shkodrës.

Mesfushori tetovar u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë të raundit të parë në Champions ndaj Borac Banja Luka. Ndërkohë që më pas u pezullua me 2 ndeshje nga UEFA.

Zejnullai, një nga pikat më të forta të kampionëve të Shqipërisë, e ka shlyer dënimin. Dhe do të jetë gati për të dhënë më të mirën e tij në takimin e rëndësishëm të së enjtes.

25-vjeçari nga Ilirida shënoi 6 gola në kampionatin e shkuar. Duke qenë një nga më të spikaturit në suksesin e dyfishtë titull kampion dhe Kupë Shqipërie.

Egnatia fitoi 0-1 ndeshjen e parë në Reykjavik, duke hedhur një hap drejt kalimit në turin e tretë të Conference League.

Në rast se kampionët ia dalin do të përballen me një mes kampiones së Estonisë, Flora Tallin, ose kampiones së San Marinos, Virtus, në varësi se kush do të kualifikohet në raundin e tretë.

Ndërkohë, skuadra e Edlir Tetovës luan sonte (20:00) një miqësore luksi përballë Napolit të Antonio Contes.

Next Post

Laszlo Szasz me rezultat fantastik

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.