Sezoni 2025-26 është mbyllur për disa skuadra të Abissnet Superiore, siç është edhe Vora, që arriti të shmangte Play-out-in. Klubi nuk ka humbur kohë dhe ka vazhduar me organizimin e ekipit të sezonit të ardhshëm.
Pas trajnerit Arjan Bellai, i cili rinovoi një ditë më parë, ishte radha e mbrojtësit Dajan Shehi për t’u konfirmuar edhe për sezonin e ardhdhëm. Lojtari 29-vjeçar, me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar, konsiderohet pjesë e rëndësishme e formacionit të Vorës.
Njoftimi i klubit të Vorës
Futboll Klub Vora dhe Dajan Shehi do të vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin në vazhdim. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën me klubin tonë, duke konfirmuar besimin reciprok dhe vazhdimësinë e projektit të përbashkët. Pas një sezoni me paraqitje pozitive, përkushtim dhe seriozitet maksimal në fushën e lojës, presidenca e klubit ka vendosur të vlerësojë kontributin e Dajan Shehit me rinovimin e kontratës.
Klubi e konsideron atë një element të rëndësishëm në repartin defensiv dhe beson se ai do të vazhdojë të japë maksimumin me fanellën e Vorës. Rinovimi i kontratës vjen si pjesë e objektivave të klubit për të ruajtur stabilitetin dhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.