Thursday, 30. April 2026
Sport

Rivalët e Shqipërisë në kualifikuese zbresin në fushë, spikat dueli Serbi-Angli! Njihuni me sfidat e sotme në Europian

GS 16/06/2024 1 Min. Lesezeit

Sot do të luhen 3 duele të tjera të vlefshme për fazën e grupeve në Europian.

euro

Sfida e parë që do të hapë ditën e sotme në orën 15:00 është Poloni-Holandë, në Grupin D. Polakët erdhën në Euro falë përballjeve në play-off për shkak se në vendin e parë në kualifikuese  u rendit Shqipëria dhe më pas Çekia. Nga ana tjetër “tulipanët” vijnë me mungesa të rëndësishme.

Slloveni-Danimarkë është ndeshja e dytë që do të luhet në orën 18:00 e vlefshme për Grupin C. Ndërsa në mbrëmje zhvillohet ndeshja e fundit për sot ajo mes Serbi-Angli. Një duel që pritet nga shumë tifozë për të parë në veprim grupin e krijuar nga Sauthgejt.

NDESHJET E SOTME

POLONI-HOLANDË ORA 15:00

SLLOVENI-DANIMARKË ORA 18:00

SERBI-ANGLI ORA 21:00

PANORAMASPORT.AL

Teilen: