• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rodri paralajmëron: Do hyjmë në grevë me këtë kalendar, shihni Halandin

18/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Mançester Sitit, Rodri ka sugjeruar se lojtarët mund të hyjnë në grevë për shkak të rritjes së mbingarkesës së ndeshjeve. Siti përballet me një sezon të ngjeshur përpara, pasi ata konkurrojnë në Ligën e Kampioneve me formatin e ri dhe në një Kupë të Botës për Klube të zgjeruar verën e ardhshme.

Spain-s-Rodri-celebrates-at-the-end-of-the-semi-fi_1720623817986

Një numër lojtarësh, duke përfshirë mbrojtësin e Mançester Sitit, Manuel Akanzhi dhe portierin e Liverpulit, Alison Beker, kanë shprehur shqetësimin për kalendarin e shtuar me të cilën përballen lojtarët elitar ditët e fundit dhe shefi ekzekutiv i sindikatës së lojtarëve anglezë, Maheta Molango, ka thënë nga ana e tij se ata që drejtojnë këtë sport duhet të “ulen dhe të marrin parasysh” komentet e tyre.

Fituesi i “Euro 2024”, i cili është një nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e “Topit të Artë” të këtij viti, pranon se çështja është një shqetësim i madh. I pyetur nëse lojtarët mund të futen në grevë ose të refuzojnë të luajnë, ylli spanjoll tha në konferencën e djeshme për shtyp:

“Unë mendoj se jemi afër kësaj. Mendoj se nëse pyet ndonjë lojtar, ai do të thotë të njëjtën gjë. Nuk është mendimi i Rodrit apo kujtdo tjetër. Mendoj se është mendimi i përgjithshëm i lojtarëve. Dhe nëse do të vazhdojë kështu, do të ketë një moment ku nuk kemi zgjidhje tjetër. Këtë mendoj vërtetë, por le të shohim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është diçka që na shqetëson sepse ne jemi djemtë që vuajnë”.

Një lojtar që duket se ka përfituar nga pushimi gjatë verës është sulmuesi i Sitit, Erling Haland, i cili tashmë ka shënuar nëntë gola pas vetëm katër ndeshjeve në Premier Ligë këtë nisje sezoni.

Dhe Rodri mendon se forma e norvegjezit konfirmon pikërisht mendimin e tij. “Ndoshta ai është një shembull i mirë”, tha ai. “Ai pati një pushim të gjatë verës, sepse vendi i tij nuk u kualifikua në Europian. E shihni se si po performon tani dhe ai po kthehet në atë bishën që pamë në ditët e para”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Vdes legjenda e futbollit italian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.