Rodrigo Goesh ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren 4-1 të Realit kundër Espanjolit.
Ai ka shënuar golin e epërsisë së përkohshme të Realit (2-1), ndërsa ka shkëlqyer me paraqitjen e tij. Duke folur pas takimit, braziliani pranoi se trajneri Ançeloti është “pak i zemëruar”, sepse Reali i Madridit shënon vetëm në pjesën e dytë.
“Fitorja me këtë fanellë është gjithmonë shumë e rëndësishme dhe është objektivi ynë. Ishte një ndeshje e vështirë. Trajneri është pak i zemëruar me ne, sepse ne shënojmë gola vetëm në pjesën e dytë. Sot pësuam një gol, por ishim të qetë se do të përmbysnim gjithçka”, tha ai për “Real Madrid TV”.
Rodrigo u shpreh i kënaqur dhe me golin e tij, i dyti në këtë sezon për të me fanellën e bardhë. “Ndihem shumë mirë. Sezoni është ende në hapat e parë, por jam i kënaqur që po gjej portën. Jam gjithnjë këtu për të ndihmuar ekipin”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL