Roma ka marrë vetëm një pikë në “Olimpico” që padyshim është zhgënjim.
Romakët barazuan me rezultat 1:1 me Fiorentinën.
Lukaku në minutën e 9-të shënoi dhe dukej se Roma do të arrijë fitore pa problem por i hasi sharra në gozhdë.
Dybala është zëvendësuar në minutën e 25-të për shkak të lëndimit dhe ishte hendikep i madh për romakët.
Gjithçka u vështirësua kur futbollisti Zalewski u përjashtua pas dy kartonave të verdhë dhe nga minuta e 64-të romakët mbeten pa një lojtar në fushë.
Dy minuta m vonë Martinez Quarta barazoi rezultatin.
Në minutën e 87-të përjashtohet me karton të kuq edhe Lukaku dhe mbetet pa dy lojtarë në fushë ndaj Fiorentinës.
Roma renditet në vend të 4-të me 25 pikë, ka një më shumë se Fiorentina që gjendet tre pozita më poshtë.