Duket se Roma e trajnerit Gasperini do të jetë skuadra që do të rivalizojë Inter këtë sezon për titullin kampion në Serie A. Të paktën këto thonë statistikat, me verdhekuqtë që udhëheqin renditjen me 9 pikë, ashtu si zikaltërit.
Ai që po udhëheq skuadrën kryeqytetase është sulmuesi Donyell Malen. Ai ka shënuar 5 gola deri më tani në kampionat dhe kryeson listën e golashënuesve.
“Provuam gjithçka në atë ndeshje që fituam me përmbysje. Jam krenar për fitoren. Ky grup është shumë i bashkuar, ne japim gjithçka këtu, si titullarët ashtu edhe ata që vijnë nga stoli. Ne dominuam dhe në fund merituam të shënonim të dy golat”, tha Gasperini.
Megjithatë, trajneri ishte i qetë kur foli për një garë të mundshme për titullin: “Është shumë herët për të thënë a jemi ne skuadra që do të rivalizojë me Inter për titullin deri në fund të sezonit. Ai është emde shumë i gjatë”.“Ne e kemi merituar të luajmë në Champions League këtë sezon, por këtë vit duam më shumë. Ne përpiqemi të mos dorëzohemi asnjëherë dhe ndërkohë, jemi të lumtur me tre pikët e marra që na mbajnë në krye të renditjes“, tha Gasperini.