Thursday, 8. October 2026
Futboll

Romario mbron CR7: Bëri mirë që u largua nga kombëtarja, unë do ta kisha dërguar në djall trajnerin

GS 08/10/2026 2 Min. Lesezeit

Çështja Cristiano Ronaldo-Jorge Jesus vazhdon të shkaktojë diskutime edhe jashtë Portugalisë. Në mbrojtje të yllit portugez doli legjenda braziliane Romario, i cili në “Charla Podcast” mbështeti hapur vendimin e Ronaldos për të lënë grumbullimin e kombëtares:

“Nëse gjërat kanë ndodhur ashtu siç i ka treguar Ronaldo, atëherë Jorge Jesus nuk e ka mbajtur fjalën. Një shtrëngim duarsh vlen më shumë se çdo kontratë. Nëse dikush nuk respekton një marrëveshje, është njeri i keq”.

Ish-sulmuesi i Brazilit shtoi: “Nëse ka ndodhur vërtet ajo që ka treguar, Ronaldo bëri mirë që u largua. Disa thonë se braktisi kombëtaren, por ai ishte ndier tashmë i ofenduar. Pse duhej ta duronte përsëri? Edhe unë do të isha larguar”.

Sipas brazilianit, Ronaldo ishte ndier i poshtëruar pasi u nxeh pa u aktivizuar ndaj Norvegjisë dhe Jesus refuzoi të lexonte në konferencë një mesazh të përgatitur nga lojtari dhe stafi i tij: “Cristiano u ndie i ekspozuar publikisht dhe i trajtuar sikur nuk vlente më asgjë. Në një situatë të tillë do të bëja të njëjtën gjë. Madje, para se të largohesha, do ta kisha dërguar në djall trajnerin”.

Teilen: