Aurelio Pereira ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Ish-skauti legjendar ka zbuluar disa prej emrave më të famshëm që kanë dalë nga Portugalia.
Pereira është një ikonë e Sportingut të Lisbonës, që ndër të tjerë pikasi Kristiano Ronaldon, Luis Figon, Rikardo Kuarezmën, Nanin dhe Paulo Futren.
Ronaldo e afroi pikërisht te Sportingu i Lisbonës ku sulmuesi portugez filloi të tregonte potencialin e tij.
“Një nga simbolet e botës së trajnimit na ka lënë, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë. Nuk do të ndaloj kurrë se qeni falenderues për çdo gjë që ai bëri për mua dhe shumë lojtarë të tjerë. Faleminderit përgjithmonë zoti Aurelio. U prehsh në paqe”, shkruajti Ronaldo në postimin e tij.
PANORAMASPORT.AL