Monday, 18. May 2026
Sport

Ronaldo jep lajmin e trishtë, ndërron jetë legjenda e skautimit që zbuloi atë dhe shumë yje të Portugalisë

GS 09/04/2025 1 Min. Lesezeit

Aurelio Pereira ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Ish-skauti legjendar ka zbuluar disa prej emrave më të famshëm që kanë dalë nga Portugalia.

Screenshot 2025-04-09 151402

Pereira është një ikonë e Sportingut të Lisbonës, që ndër të tjerë pikasi Kristiano Ronaldon, Luis Figon, Rikardo Kuarezmën, Nanin dhe Paulo Futren.

Ronaldo e afroi pikërisht te Sportingu i Lisbonës ku sulmuesi portugez filloi të tregonte potencialin e tij.

“Një nga simbolet e botës së trajnimit na ka lënë, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë. Nuk do të ndaloj kurrë se qeni falenderues për çdo gjë që ai bëri për mua dhe shumë lojtarë të tjerë. Faleminderit përgjithmonë zoti Aurelio. U prehsh në paqe”, shkruajti Ronaldo në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: