Ronaldo Nazário zbuloi se, pas humbjes së Brazilit kundër Francës në çerekfinalet e Kupës së Botës 2006, i kërkoi Zinedine Zidane që të largohej nga dhoma e zhveshjes së Brazilit sepse “atmosfera ishte e tmerrshme”.
Ish-lojtari i kombëtares franceze, i cili ishte edhe lojtari i ndeshjes në atë takim, kishte shkuar për të shkëmbyer fanellat me lojtarët brazilianë.
“Folëm më pas. Ai erdhi në dhomën tonë të zhveshjes, por atmosfera ishte e tmerrshme, shumë lojtarë po qanin. Ishim miq dhe ende jemi, por nuk ishte koha e duhur për të shkëmbyer fanella. E përgëzova, por i kërkova të largohej”, tha “Fenomeni” në një intervistë për “L’Équipe”. A.V.
Teilen: