Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe kritikët.
Sulmuesi portugez ishte protagonisti kryesor në fitoren bindëse 5:0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit në Kupën e Botës, duke realizuar dy gola dhe duke udhëhequr ekipin drejt tre pikëve të rëndësishme.
Pas ndeshjes, 41-vjeçari iu përgjigj zërave që prej kohësh kanë kërkuar tërheqjen e tij nga futbolli, duke dhënë një deklaratë që po bën xhiron e mediave.
“Të gjithë thanë se duhet të dal në pension, por unë jam këtu”, tha Ronaldo.
Paraqitja e tij ndaj Uzbekistanit ishte një tjetër dëshmi se kapiteni i Portugalisë vazhdon të jetë vendimtar në skenën më të madhe të futbollit.
Me dy golat e shënuar, ai jo vetëm që kontribuoi në fitoren e thellë të skuadrës së tij, por edhe tregoi se ende mbetet një nga lojtarët më të rrezikshëm para portës kundërshtare.