Monday, 11. May 2026
Sport

Ronaldo vazhdon me Al-Nassr

GS 26/06/2025 1 Min. Lesezeit

Tashmë, është edhe zyrtare, superylli Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e ekipit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Ekipi saudit, të enjten ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku portugezi u drejtohet të gjithëve me fjalët: “Al-Nassr, përgjithmonë”.

Në anën tjetër, Al-Nassr ka shkruar se “historia vazhdon por nuk ka dhënë detaje tjera.

Raportohet se Ronaldo ka firmosur kontratë të re dyvjeçare dhe do të jetë tek Al-Nassr deri në verën e vitit 2027.

40-vjeçari në sezonin e fundit ka shënuar 35 gola në 41 ndeshje të luajtura kurse ekipit saudit iu bashkua në janar të vitit 2023.

Para se të zhvendoset në Lindjen e mesme, ylli portugez në Evropë ka luajtur për Manchester Unitedin, Juventusin, Real Madridin e Sportingun.

Teilen: