Friday, 15. May 2026
Sport

Rrahmani asiston gol, por humb edhe penallti në Rumani

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Albion Rrahmani po vazhdon shkëlqimin në Rumani.

FC Rapid Bukureshti po përballet me Poli Iasit dhe rezultati pas 45 minutave të parë është 2:2.

  

Lojtari kosovar bëri një asistim të bukur për golin e dytë të skuadrës së tij, shkruan Lajmi.net.

Karlos Jatoba zhbllokoi rezultatin në minutën e gjashtë, derisa Klaudiu Petrila barazoi rezultatin në 1:1.

Derisa vetëm dy minuta më vonë Rrahmani depërtoi ndërmjet disa kundërshtarëve dhe pasoi për Alexandru Ionita, i cili shënoi për 2:1.

Por, Julian Marchioni barazoi përsëri rezultatin.

Rrahmani pati mundësi ideale ta rimarr përsëri epërsinë për skuadrën e tij, por humbi penalltinë. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: