Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani tashmë e ka gjetur formën e tij më të mirë.
Reprezentuesi i Kosovës, është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga lëndimi që e kishte pësuar vitin e kaluar.
Rrahmani shkëlqeu në fundjavë duke e shënuar njërin nga dy golat e Rapid Bukureshtit në fitoren 2-1 ndaj Otelulit.
Falë performancës së mirë, Rrahmani ka zërë vend në ekipin ideal të xhiros së 24-të në ligën elitare të Rumanisë.
23-vjeçari ka shënuar tetë gola në këtë edicion derisa ka bërë edhe dy asistime.
Formacioni (4-3-3): Sava, Vladoiu, Larie, Benga, Mascerenhas, Keita, Cretu, Alhassan, Bauza, Rrahmani, Omondi.