Interi dhe Juventusi konsideroheshin si favoritë tashmë në prag të kampionatit. Megjithatë, do të kishte qenë e ndërlikuar të mendohej për një rrugë kaq dominuese dhe mbi të gjitha paralele. Ata kanë fituar gjithmonë, përveç përplasjes direkte, e cila përfundoi në barazim, si dhe ndeshjeve kundër Bolonjës dhe Xhenoas, të cilave për bardhezinjtë u shtohet edhe 0-0 në Bergamo (ku zikaltrit morën tre pikët) dhe kanë vetëm një humbje, të dyja kundër Sasuolos. Me pak fjalë, dy pikë diferencë mes dominuesve të Serisë A vijnë nga Atalanta.
Nëse mendoni për këtë, është pothuajse mbresëlënëse. Mund të jetë një rastësi, por Interi dhe Juve fitojnë me të njëjtat skuadra (përveç bergamaskëve), barazojnë me të njëjtët kundërshtarë dhe humbasin vetëm ndaj njërit, Sasuolos, e cila ndër të tjera nuk ka bërë një kampionat për t’u mbajtur mend, të paktën në krahasim me standardin që ka vendosur vitet e fundit.
TË PËRBASHKËTAT – Skuadrat e Inzagit dhe Alegrit në fakt kanë disa karakteristika të përbashkëta. Presioni, për shembull, është i kufizuar në të dyja, ndërkohë që të dyja dinë të mbrohen mirë pozicionalisht. Kryesuesit e kampionatit kanë mënyrën e tyre për të ndërtuar duke e nisur nga poshtë, teksa ndjekësit e tyre po tregojnë se kanë plane më pak të improvizuara në qasjen e tyre ndaj ndeshjeve.
Nuk ka dyshim se kryesuesit kanë skuadrën më të mirë dhe mund të mbështeten vazhdimisht në një rotacion cilësor, por ekipi ndjekës ka një trajner të aftë për të përballuar çdo emergjencë, falë përvojës unike në një nivel të lartë. Juve ka më shumë mundësi për të ndryshuar sulmin në vijimësi, që është kufiri real i Interit këtë vit.
NUMRAT – Shifrat tregojnë se janë mbrojtja më e mirë (9 gola të pësuar nga zikaltrit, 12 nga bardhezinjtë), ndërsa sulmi është i gjithi në favor të skuadrës së Inzagit me 44 gola të shënuar, krahasuar me 29 të shënuar nga skuadra e Alegrit. Nga ana tjetër, nuk ka goleada të shënuara në kampionat, por gjithmonë fitore me një gol diferencë, me përjashtim të Udines (0-3), Empolit (0-2), Lacios (3 -1) dhe Torinos (2-0).
Efektiviteti nuk është arma më e mirë e Juventusit, e cila, megjithatë, ka avantazhin që nuk merr pjesë në kupat evropiane, të cilave, për Interin, i shtohet angazhimi i Superkupës së Italisë në Arabi, një sfidë që mund të jetë e dyfishtë në rast kualifikimi dhe që rrezikon t’u marrë kryesuesve energjinë fizike dhe mendore.
PANORAMASPORT.AL