Tuesday, 11. August 2026
Sport

Rumania në avantazh pas pjesës së parë

GS 06/09/2024 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, ndeshje kjo që po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, rezultati është 1:0 në favor të Rumanisë.

Në pjesën e parë, në përgjithësi ishte një ndeshje e barabartë, por as Kosova e as Rumania nuk patën ndonjë rast ideal për të shënuar gol. Megjithatë, rumunët ia dolën mbanë pas një kundërsulmi të papritur.

Sulmuesi Denis Man pasi merr topin, futet në zonë dhe e mposht portierin Arijanet Muriq për ta zhbllokuar rezultatin e ndeshjes.

Po ashtu, Rumania në minutën e 44-të, e qëlloi edhe shtyllën pas një kundërsulmi tjetër.

Te Kosova, rastin më të mirë e pati Milot Rashica, i cili në minutën e 30-të, tentoi me kokë por topi përfundoi në duart e portierit mysafir.

Në kohën shtesë, edhe Vedat Muriqi tentoi me kokë por gjuajti jashtë.

“Dardanët” i kanë edhe 45 minuta të tjerë në dispozicion për të shënuar fitore në ndeshjen e parë të kampanjës së re të Ligës së Kombeve.

Teilen: