Thursday, 23. April 2026
Sport

Rydiger flet për marrëdhënien me Tomas Tuhel: Dëshira ime ishte PSG-ja, por tek Çelsi fituam Championsin

GS 23/02/2024 1 Min. Lesezeit

Antonio Rydiger është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit. 

rydiger

Pas përvojës së tij te Roma, futbollisti ishte gati të transferohej te PSG-ja, përpara se të kalonte te Çelsi.

Në në intervistë të dhënë për mediat gjermane, mbrojtësi tha se donte të bashkohej me Tomas Tuhel ndaj donte PSG-në, por shtoi se më pas tekniku e ndoqi te blutë e Londrës.

“Doja të largohesha. Doja të shkoja te PSG-ja me Tomas Tuhel, kjo ishte dëshira ime, por nuk ndodhi dhe gjashtë muaj më vonë ai erdhi tek Çelsi nga PSG-ja. Pastaj ne fituam Championsin së bashku”, u shpreh Rydiger.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: