Emir Sahiti do ta vazhdojë karrierën në Gjermani, por te skuadra e Hannoverit që garonë në kategorinë e dytë.
Sahiti do të transferohet te Hannoveri si lojtari i lirë, pasi do ta shkëpusë kontratën me Hamburgun, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2024 nga Hajduku i Splitit.
Sulmuesi i krahut me Hannoverin do të firmos kontratë dyvjeçare dhe do të prezantohet gjatë këtyre ditëve.
Ai në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte i huazuar në Izrael te skuadra e Maccabi Tel Avivit kurse me Kombëtaren e Kosovës ka 7 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.
Në Bundesligën 2 të Gjermanisë, Sahiti ka regjistruar 22 paraqitje, duke shënuar 3 gola dhe bërë 2 asistime kurse në Bundesligë ka vetëm dy ndeshje të luajtura me fanellën e Hamburgut.