“Mendoj vetëm për Budapestin, do të përpiqem të fitoj garën“. Kështu deklaroi piloti Carlos Sainz, i cili nuk u konfirmua nga Ferrari për sezonin e ardhshëm.
“Kur më thanë nuk do të vazhdoja, nuk u ndjeva aq i vlerësuar sa do të kisha dashur… Sidomos për atë që i kam dhënë Ferrarit. Shkova të jetoj në Maranello për 4 vite, bleva edhe një shtëpi aty”, shpjegon piloti i “Kokëkuqes”.
29-vjeçari nga Madridi foli për ardhjen e e Lewis Hamilton te Ferrari, teksa zbulon prapaskenat me drejtuesit e skuderisë.
“Ishin dy ose tre muaj të vështirë midis janarit dhe shkurtit, kalova një fazë të vështirë me njoftimin e mbërritjes së Hamiltonit. E megjithatë jeta është e tillë.
Ama, unë nuk e ndryshova mënyrën e punës. Fitova në Melbourne menjëherë pas operacionit, ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua dhe për karrierën time.
U gëzova pafund që e pashë ekipin të lumtur për mua, sepse ata e dinë mirë se çfarë kam kaluar”.
I pyetur për të ardhmen, nëse do të do të zgjidhte menjëherë një ekip fitues apo një projekt afatgjatë, piloti i Formula 1 u përgjigj:
“Është një vendim kompleks. Më duhet kohë për të analizuar tregun, skuderitë dhe njerëzit. Nuk e di nëse do të ndodhë përpara pushimit të verës.
Thjesht di që kam disa skuadra në pritje. Të cilat dua t’i falënderoj për durimin e tyre”, përfundoi Sainz.