Wednesday, 1. July 2026
Sport

Salah rikthehet në stërvitje tek Egjipti

GS 01/07/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, është kthyer në stërvitje ndërsa e vazhdon rikuperimin nga një lëndim i hamstringut. Gjasat janë rritur që Salah të jetë në fushë në ndeshjen e së premtes që Egjipti e luan ndaj Australisë.

Salah u zëvendësua në barazimin 1:1 të Egjiptit me Iranin në ndeshjen e fundit në grup. Kishte dyshime nëse ai do të aftësohej me kohë për ndeshjen e fazës nokaut.

Por fotografi të publikuara nga federata egjiptiane kanë shfaqur Salahun të buzëqeshur në fushën stërvitore.

“Mbreti është kthyer”, ka shkruar federata egjiptiane.

Teilen: