Sunday, 24. May 2026
Futboll

Saliba tregon ndeshjen kur kuptoi se ky do të ishte viti i Arsenalit

GS 24/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi lider i Arsenalit, Saliba, ka rrëfyer momentin kur ka kuptuar se skuadra londineze do të fitonte titullin kampion në Premier League.

“Fillova të ndieja në muajin mars. Pas ndeshjes kundër Evertonit, për mua ishte e qartë se do ta fitonim titullin kampion”, deklaroi mbrojtësi francez.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe e dinim se nuk do të luanim në kampionat deri pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, kështu që ajo fitore ishte shumë e rëndësishme”.

Teilen: