Monday, 11. May 2026
Sport

Samarxhiev konfirmohet në krye të KB Rahoveci 029

GS 11/05/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri nga Maqedonia e Veriut, Goran Samarxhiev, do të jetë në krye të Rahovecit 029 edhe për sezonin e ardhshëm ne Superligën e Kosovës në basketboll.

KB Rahoveci 029, të hënën, ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimin me trajnerin Samarxhiev edhe për sezonin 2026/2027.

“Me kënaqësi ju  njoftojmë se bashkëpunimi vazhdon. Coach Goran Samardziev do të jetë pjesë e klubit tonë edhe për një sezon tjetër”, ka shkruar Rahoveci 029 ndër të tjera në njoftim.

Në fakt, me konfirmimin e trajnerit, Rahoveci 029 ka filluar punën që të organizohet dhe të bëhet gati për sezonin e ardhshëm.

Samarxhiev arriti që brenda një periudhe të shkurtër ta shpëtojë Rahovecin 029 nga rënia në Ligën e Parë, duke siguruar mbijetesën në Superligë në xhiron e fundit të stinorit të rregullt.

Samarxhiev mori ekipin në gjysmë të stinorit të rregullt, duke zëvendësuar Bujar Locin në postin e trajnerit dhe arriti që të përfundojë në pozitën e shtatë në tabelë.

Rahoveci 029 në sezonin aktual debutoi në elitën e basketbollit kosovar, ku në 28 ndeshje kampionale regjistroi 10 fitore dhe 18 humbje.

Teilen: