Xhejdon Sanço as që dëshiron t’ia dijë për përplasjet që ka me trajnerit Erik ten Hag te Mançester Junajtid, madje duket se i ka hedhur pas krahëve. Sulmuesi anglez është parë i shoqëruar me djalit të ish- legjendës së boksit, Majk Tajson, Amir Tajson 26 vjeç, në një klub nate në Londër.
Një person i pranishëm në mbrëmjen ku u pa Sanço i shoqëruar nga djali i Majk Tajsonit, Amir, tha: “Nuk do ta kishit menduar kurrë se Xhejdon po kalon momente të vështira në karrierën e tij. Ai kishte një buzëqeshje në fytyrë gjatë gjithë natës”.
Një tjetër i pranishëm në klubin e natës deklaroi për “the sun”: “Xhejdon dhe Amir po kalonin mirë së bashku. Një dyshe që nuk e kemi paramenduar kurrë t’i shohim ndonjëherë së bashku”. Duke mos qenë as i angazhuar me kombëtaren angleze në këtë periudhë, Sanço nuk privohet nga shijimi i jetës së natës.
Sanço është pezulluar nga trajneri Ten Hag që pas humbjes 3-1 që Arsenali i shkaktoi Junajtid më 3 shtator. Sulmuesi 23-vjeçar jo vetëm që nuk luan për “djajtë e kuq”, por as që lejohet të stërvitet me ekipin e parë. Madje ai nuk lejohet as të përdorë ambientet e brendshme të klubit për nevojat e tij. Arsyeja pse u mor ky pezullim ishe mosangazhimi i sulmuesit në seancat stërvitore
PANORAMASPORT.AL