Nuk ka kthim në Itali për mesfushorin Sandro Tonali. Ai ka arritur një akord me Tottenham-in për një kontratë 6-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonuset.
Për momentin mungon marrëveshja mes dy klubeve angleze, Totteham dhe Newcastle, madje ka distancë mes kërkesës dhe ofertës. Megjithatë, drejtuesit e Spurs kanë shumë besim se gjithçka do të mbyllet me sukses gjatë kësaj jave.
Tonali është një nga mesfushorët më të mirë të Premier League, prandaj dhe Tottenham ka vendosur të invesojë tek italiani, që më parë ka veshur fanellën e Milanit në Serie A.
Teilen: