Saturday, 21. March 2026
Sport

Sarin në krye të Vëllaznimit

GS 29/10/2024 1 Min. Lesezeit

Klubi i basketbollit Vëllaznimi i Gjakovës ka emëruar kryetrajner të ri , Jeronimo Sarin.

Gjakovarët synojnë plasman sa më të mirë në elitën e basketbollit të Kosovës. 

“Jeronimo Sarin kryetrajner i ri i kuqezinjëve! 

Dje debutoi me fitore të madhe trajneri i ri i ekipit tonë, Jeronimo Sarin, dhe i cili do të udhëheq skuadrën në vazhdim të edicionit. 

50 – vjeçari nga Shibeniku, është emër i njohur për basketbollin tonë pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra të tjera në vendin tonë, ku fillimisht me Prishtinën në vitin 2017 e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, pastaj në vitin 2019, punoi te Bashkimi e në po të njejtin vit drejtoi edhe ekipin e Pejës.

 Sarin ka punuar si trajner edhe në Turqi, Poloni, Belgjikë, Francë, Austri, Republikë Çeke, si dhe në vendlindje në Kroaci, duke drejtuar disa skuadra. Pikërisht ekipi i fundit që ka drejtuar, ka qenë Dubrava nga Kroacia, ku punoi për tri edicione dhe tregoi rezultate shumë të mira”, ka njoftuar KB Vëllaznimi.

Teilen: