Wednesday, 6. May 2026
Sport

Schick vazhdon kontratën me Leverkusenin

GS 04/08/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Patrick Schick, i cili ka “vajtuar” largimin e Granit Xhakës nga Bayer Leverkuseni, ka rinovuar kontratën me ekipin gjerman.

Leverkuseni, të hënën ka bërë të ditur se çeku Schick me rinovimin e kontratës do të jetë pjesë e ekipit deri në vitin 2030, pasi kontrata paraprake i skadonte në vitin 2027.

Schick vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Leverkusenit pas disa largimit të futbollistëve si Xhaka, Florian Wirtz e Jeremie Frimpong.

29-vjeçari iu bashkua Leverkusenit në vitin 2020, ndërsa ka luajtur edhe për Romën, Salzburgun, Sampdorian e Spartën e Pragës.

Teilen: