Monday, 6. April 2026
Sport

Seferi: Luftoni dhe punoni deri në fund

GS 29/09/2023 1 Min. Lesezeit

Duel special që do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij. Taulant Seferi u përball me një nga mesfushorët më të mirë në botë mbrëmjen e sotme.

Bëhet fjalë për Andres Iniestën, në duelin mes Bani Jas dhe Emirates Klub, që përfundoi në barazim pa gola.  

Ky duel ishte i vlefshëm për javën e katërt të kampionatit, teksa si Iniesta ashtu dhe Seferi, ishin titullarë.

Sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë 63 minuta, teksa më pas u zëvendësua. 

“Luftoni dhe punoni deri në fund.

Ishte kënaqësi të luaja kundër mesfushorit më të mirë në botë”, ka shkruar Seferi pas ndeshjes.

Teilen: