Wednesday, 2. September 2026
Sport

Seferi nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shënon sërish për Kayserisporin

GS 02/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Taulant Seferi vazhdon të shënojë në ligën e parë turke me fanellën e Kayserisporit.

29-vjeçari ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në transfertën kundër Karagumruk në kampionat, ndeshje që përfundoi në barazim 1-1.

Ky ishte goli i 4-t sezonal për Seferin në 5 ndeshje të luajtura deri më tani në kampionat.

Teilen: