Wednesday, 27. May 2026
Sport

Seferi shënon gol, Bodrumspori synon ngjitjen në Superligën turke

GS 07/05/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi ka shënuar gol me fanellën e Bodrumsporit në sfidën e Play Off-it kundër Pendiksporit.

29-vjeçari shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 81-të, duke “vulosur” kualifikimin e Bodrumspor, në gjysmëfinale ne “Play Off”-it, teksa ëndrra për ngjitjen në Superligën e Turqisë vazhdon.

Ky është goli i 17-të sezonal për Seferin në Ligën e Parë turke.

Teilen: