Wednesday, 16. September 2026
Sport

Seferi surprizon Turqinë: U ble për 300.000 mijë €, Kayserispor ëndërron promovimin falë golave të tij!

GS 16/09/2026 1 Min. Lesezeit

Shtatë ndeshje i janë dashur Taulant Seferit që të tregojë se shifra e shpenzuar nga Kayserispor-i gjatë verës për ta blerë është modeste krahasuar me kontributin që lojtari po jep.

Mediet turke kanë vlerësuar sulmuesin shqiptar për shtatë golat e shënuar deri më tani.

Kayserispor mori kryesimin në Trendyol 1. Lig (Kategoria e Dytë) pasi mundi İstanbulspor-in në fushën e vet në javën e shtatë të sezonit.

Skuadra e Atila Gerin-it ka grumbulluar 16 pikë nga 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në 7 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Me ndeshjet e Nations League në horizont kjo formë e Seferit mund të jetë një faktor në listën e ardhshme që do të përpilojë Rolando Maran për ndeshjet e radhës të Shqipërisë. A.V.

Teilen: