Saturday, 9. May 2026
Sport

“Selamun Alejkum” – Ronaldo i drejtohet kamerës me përshëndetjen islame

GS 25/08/2023 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo është shfaqur në disa pamje të bëra virale në rrjetet sociale duke iu drejtuar kamerës me përshëndetjen islame “Selamun Alejkum”.

  

Ky veprim i portugezit vjen vetëm pak kohë pasi u kritikua jopak për festimin e një golit të tij në Arabinë Saudite, duke e bërë kryqin në fushë, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Kombëtares së Portugalisë është besimtar i krishter, megjithatë ajo nuk e ka penguar të bëjë edhe përshëndetje që i përkasin fesë Islame.

38-vjeçari ishte transferimi i parë më i madh i këtij viti në Arabinë Saudite kur iu bashkua Al Nassr në fillim të vitit.

Cristiano Ronaldo ka kontratë me Al Nassr deri në verën e vitit 2025 me një pagë të majme prej 200 milionë euro në sezon./Lajmi.net/

  

  


Teilen: