Islam Selmani është kampion mesdhetar në karate. Ai fitoi të artën në Lojëra Mesdhetare “Taranto 2026”.
Në finale të kategorisë deri 60 kg, fitoi ndaj karateistit turk, Burak Ozdemir. Ndaj tij fitoi 1:0. Lufta ishte e fortë, por Islami realizoi pikën e vetme.
Për Kosovën është medalja e shtatë në Taranto, e dyta e artë.
Selmani e nisi ditën me fitore 2:0 ndaj Sami Tas të Francës. Në çerekfinale e mposhti qipriotin Andreas Gavriel. Qiprioti ishte duke udhëhequr, por u diskualifikua. Në gjysmëfinale, 21-vjeçari Selmani ishte bindës ndaj grekut të suksesshëm, Christos Xenos. Ndaj tij fitoi me rezultatin e thellë 11:5.
Sot garojnë edhe tre karateistë të Kosovës, Elmedina Istogu, Vlerë Qerimi dhe Betim Maliqi.
Albulenë Gërvalla u ndal në luftën e parë, kurse Qëndresa Ibrahimi e fitoi luftën e parë dhe humbi në gjysmëfinale dhe për medalje të bronztë. U rendit e pesta.