Monday, 6. April 2026
Sport

Serhiy Rebrov vlerëson Shqipërinë: Për ta mposhtur duhet të bënim më shumë, s’na dhanë shanse në sulm

GS 08/09/2024 1 Min. Lesezeit

Komisari teknik i Ukrainës ishte i ftohtë në analizën e bërë pas ndeshjes së humbur me Shqipërinë. Serhiy Rebrov pranon se të besuarit e tij e kishin shumë të vështirë për të rrezikuar portën e Strakoshës.

“Kishim shumë vështirësi në sulm pasi kishim përballë një rivale të fortë. Shqipëria nuk lejoi asgjë në zonën e saj. E kishim të vështirë të bënim pasime të rrezikshme pranë zonës së Shqipërisë. Nuk mund të shtoj shumë në këtë aspekt, për ta mundur Shqipërinë duhet të bënim shumë”, tha 50-vjeçari.

Teilen: