Simone Inzagi vazhdon të koleksionojë çmime si trajneri më i mirë në Itali. Edhe këtë herë është vlerësuar nga një institut në Romë, ku pasi mori çmimin iu është përgjigjur disa pyetje të gazetarëve.
“Arbitrat? Duhet që t’i ndihmojmë në fushën e lojës sepse nuk është aspak e lehtë. Ka shumë episode në limite dhe duhet kujdes. Për fat kemi VAR-in”, tha fillimisht Inzagi.
Mister, mendoni se ky kampionat është më i ekuilibruar?
Po. Unë e kisha thënë edhe në vigjiljen e tij. Ka shumë skuadra që janë forcuar shumë dhe duan që të mundin Interin. Në këto 7 javët e para kemi mësuar që të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe të bezdisshme. Nuk ka ndeshje të lehta. Do të luajmë të gjithë për të dhënë maksimumin.
Preferoni kampionatin, apo Champions-in?
Kjo është një pyetje… (qesh). Kur je tek Interi duhet të jesh kompetitiv në të gjitha kompeticionet. Të gjitha sjellin lodhje fizike dhe mentale, por kjo është e bukura e futbollit. Të luash si në kampionat dhe në Champions është shumë, shumë e bukur.
Si mundet të evitohen gabimet që po bëni tani, ndoshta nga fitorja e kampionatit të kaluar?
Të fitosh është e vështirë, por të rifitosh sigurisht që është akoma më shumë. Por ne nuk dorëzohemi. Jemi duke punuar dhe jemi thjesht në fillimin e kampionatit. Duhet të përmirësohemi ditë pas dite.
Turam, si është? Do të niset për të luajtur me Francën?
Po. Kam folur personalisht me mjekun e Interit. Është më mirë. Ka pasur një lloj dhimbjeje, por do ta vlerësojë edhe stafi i Francës dhe të shohim. Shpresojmë që të rikuperohet shpejt.
Këtë vit duket se po ju sfidojnë Konte dhe Mota. Nga do të vijë presioni më i madh?
Presionin e kanë të gjithë. Të gjithë trajnerët, të gjitha klubet dhe skuadrat e rëndësishme që duan të bëjnë më të mirën.
E ka Interi organikën e plotë për të arritur në fundin e të gjitha kompeticioneve?
Sigurisht që po. Ne kemi një grup të fortë dhe me klub të rëndësishëm me drejtuesit e zotët që punojnë ditë pas dite dhe shumë mirë. E kanë bërë edhe këtë vit. E dimë që do të kishim gabime dhe çfarë kemi bërë në këto 3 sezone. Por mendoj se skuadra dhe Interi kanë bërë gjëra të mëdha këtë sezon. Duhet thjesht të punojmë për të përmirësuar disa detaje dhe për të dominuar të gjitha ndeshjet.
PANORAMASPORT.AL