Juventusi mer fitoren e 21-te ne Serie A dhe 3 jave perpara fundit – ne pritje per te ditur edhe vendimin mbi denimin ose jo me heqje pikesh pasi ia rikthyen – mer vendin e dyte ne renditje duke mposhtur Cremonese ne pjesen e dyte me golin e shkelqyer te Faggioli me asist te Chiesa dhe golin me force te arritur nga Bremer.
Nje Juventus qe ka dominuar dhe ka pasur shume raste te tjera, me Milik sidomos. Cremonese, me nje kembe ne Serie B, e pafuqishme ndaj bardhezinjve. Skuadra e Allegrit ngjitet ne vend te dyte e vetme ne kuoten e 69 pikve.
Demtimi i Pogba – E pabesueshme ajo qe ka ndodhur me Paul Pogba! Per here te pare kete sezon ne Serie A e ka nisur titullar pas nje mali me probleme. Francezi mberriti ne vere si blerja e madhe me zero dhe me nje kontrate per 3 vitet e ardhshme por kontributi i tij ka qene zero kete sezon!
Dhe, sikur kjo te mos mjaftonte, sot ka ardhur një tjetër dëmtim për mesfushorin e Juventusit. Në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes kundër Cremonese, pas një aksioni në të cilin shkoi për të krosuar, ai u ndal dhe u rrëzua duke kërkuar zëvendësimin.
I përlotur, francezi, nën duartrokitjet e fansave të tij, ende duket si një problem muskulor. Ndoshta, pas kesaj, mund te themi se sezoni i francezit mbase eshte mbyllur ketu. Vetem 100 minuta ne Serie A per francezin deri tani dhe gjithesej 50 minuta mes Kupes se Italise dhe Europa League.