• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sezoni më i mirë në historinë 122 vjeçare të klubit, Brighton në Europa League për herë të parë në histori

25/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me një buxhet të kufizuar, lëvizje të zgjuara dhe futboll tërheqës, Brighton arriti të fitojë vendin e gjashtë në Premier League, që i dërgona ata për herë të parë në historinë e tyre në Europa League.

Klubi, i themeluar në vitin 1901 në bregun jugort të Anglisë dhe i quajtur Brighton and Hove Albion, nuk është një nga më të njohurit në atdheun e futbollit. Deri në vitin 2011, ishte me vështirësi në kategorinë e tretë, por menaxhimi i drejtuesve tashmë i ka sjellë “pulbardhat” jo vetëm në vitrinën e futbollit anglez, por edhe në Europë.

Duke ndërtuar ngadalë një skuadër të besueshme, Brighton përfundon sezonin e tyre të gjashtë radhazi në Premier League duke përmirësuar tre vende në tabelë pasi përfundoi i nënti sezonin e kaluar nën drejtimin e trajnerin Graham Potter. Puna e këtij të fundit e bindi Chelsea që ta nënshkruante për 16 milionë paund nga Brighton në shtator, me këtë të fundit që iu drejtua italianit Roberto de Zerbi si zgjidhje.

Ky ësezon po rezulton të jetë më i miri në historinë 122 vjeçare të klubit nga qyteti me të njëjtin emër. Me fitoret kudnër disa prej skuadrave kryesore dhe kalimin në FA Cup deri në gjysmëfinale, ku u eliminuan me penallti, Brighton kombinoi spektaklin me rezultatin.

Brighton në Premier League ka arritur të grumbullojë 18 fitore 8 barazime dhe 11 humbje në total. Gjithashtu ata kanë shënuar 71 gola në total në ligë dhe kanë pësuar 51. Brighton ka ende edhe një ndeshje për të luajtur, ndaj Aston Villa, por barazimi 1-1 ndaj City bëri të mundur kualifikimin matematikisht në Europa League./h.ll/abcnews.al

Next Post

Iniesta largohet nga ekipi japonez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.