Egnatia nga Rrogozhina ka pësuar humbje me penallti me rezultat 4:1 nga skuadra serbe Borci nga Banjalluka e Bosnjës dhe Hercegovinës, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të parë të Champions League.
Kampioni i Shqipërisë, Egnatia nuk është kualifikuar në rrethinë e dytë, skuadra serbe me fat shkoi më tej.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë me rezultat 2:1 në favor të Egnatias.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1:0 për Borcin, ndaj sfida shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
As vazhdimet nuk sollën ndryshim të rezultatit, ku penalltitë përcaktuan fituesin.
Në minutën e 16-të, kampioni i Shqipërisë kaloi në epërsi pas një veprimit në të djathtën me Ibrahimoglu i cili çon topin në rrjetë me gjuajtjen e tij.
Në minutën e 30-të, skuadra shqiptare pëson gol Llukiç i shmang tre lojtarë dhe falë një gjuajtje të devijuar barazon rezultatin.
Në minutën e 40-të, Egnatia e pafat Herera largon topin nga vija fatale.
Në minutën e 82-të, Aleksi në krahun e djathtë bën një veprim spektakolar dhe pason për Xhoel i cili ka realizuar për 2:1 në favor të kampionit shqiptar.
Ndeshja shkoi në vazhdime dhe pa ndryshim rezultati.
Penalltitë, për Egnatian shënoi Ibrahimoglu, dështuan Aleksi e Lushkja dhe për Borcin realizuan Herrera, Pejoviq, Hasukiq, Caviq.