Sunday, 25. October 2026
Futboll

Shevchenko mbushi 50 vjeç: Te Milani doja të lija diçka në historinë e futbollit

GS 30/09/2026 2 Min. Lesezeit

Në ditën e 50-vjetorit, Andriy Shevchenko riktheu në kujtesë karrierën e tij, nga Dinamo Kiev te Milani, duke kujtuar Lobanovskin, Ancelottin dhe “Topin e Artë” 2004: “Që në fillim të karrierës, sidomos kur firmosa për Milanin, kuptova rëndësinë e klubit ku luaja. Mendimi im ishte të lija diçka timen në historinë e këtij klubi dhe të shkruaja disa faqe të vogla në historinë e futbollit”.

Për Valerij Lobanovskin tha: “Në Kiev më ndryshoi karrierën. Më dha një drejtim. Prej tij mësova disiplinën dhe organizimin. Ishte një kulturë e jashtëzakonshme pune”.

Për Milanin: “Lidhja ime me Milanin është shumë e fortë. Çdo lojtar që ka luajtur aty ka një lidhje speciale, që shkon përtej të qenit thjesht ish-lojtar. ‘San Siro’, presioni, publiku, tifozët… e bëjnë atë klub shumë special”.

Për grupin e Milanit: “Kishte shumë kampionë dhe njerëz të mirë e inteligjentë. Çdo stërvitje dukej pothuajse si një betejë”. Duke kujtuar Carlo Ancelottin, tha me humor: “Ishte e lehtë ta stërvitje atë Milan. Mund të bëje dy skuadra dhe të luaje një finale”.

Shevchenko fitoi me Champions League, “Scudetton”, Superkupën e Europës, Kupën e Italisë dhe Superkupën Italiane me kuqezinjtë, ndërsa në vitin 2004 fitoi “Topin e Artë”: “Doja të lija diçka në futboll, të shkruaja disa faqe për veten në historinë e tij. Nuk ishte vetëm një punë, ishte shumë, shumë më tepër”.

Teilen: