Tuesday, 28. July 2026
Sport

Shifra të frikshme/ Suarez ka rilindur në MLS, 37-vjeçari “rrëmben skenën” me… dopietë (VIDEO)

GS 16/03/2024 1 Min. Lesezeit

Inter Miami, siguroi fitoren e 3-të të sezonit, duke mposhtur DC Junajtid me shifrat 1-3. Golin për vendasit e shënoi Stroud, kurse për Miamin ishin Campana dhe Suarez, ky i fundit me 2 realizime.

694bfabd-324f-43d4-bb74-3d12acc9b1cd

Ajo çfarë vlen për t’u përmendur është forma e jashtëzakonshme e uruguaianit, që në 7 takime ku ka luajtur në total me skuadrën amerikane, ka arritur të shënojë 6 gola dhe të dhurojë 6 asist për shoket e ekipit.

Këto shifra janë më të vërtetë për tu admiruar, sepse duke marrë parasysh moshën e madhe që ka (37), është e pazakontë që një lojtar të jetë kaq produktiv.

Skuadra e tij, Inter Miami, pozicionohet në vendin e parë së Konferencës Lindorë të MLS, ku në 5 takime gjithsej, ka fituar 3 herë ndërsa ka marrë edhe një humbje dhe barazim.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: