Monday, 21. September 2026
Futboll

Shkëlqeu në “Allianz Stadium”, Juventus piketon yllin e Atalantës për merkaton e ardhshme

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht transferimit të Guglielmo Vicario në merkaton e fundit, në formë huazimi nga Tottenham, Juventus po mendon për një zgjidhje afatgjatë për portën.

Tuttosport zbulon se bardhezinjtë kanë piketuar portierin e Atalantës, Marco Carnesecchi, si profilin ideal për portën e tyre. Italiani bëri një paraqitje fantastike për Atalantën në “Allianz Stadium”, edhe pse Juventus fitoi 2-0.

Megjithatë, transferimi i 26-vjeçarit nuk do të jetë aspak i lehtë. Së pari, Juventus duhet të kualifikohet në Champions League dhe t’i ofrojë gardianit italian një projekt tërheqës.

Së dyti, Carnesecchi është nën kontratë me bergamaskët deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh.

Teilen: