Wednesday, 6. May 2026
Sport

Shkëndija eleminohet nga Championsi

GS 12/08/2025 1 Min. Lesezeit

Shkëndija e Tetovës i ka dhënë fund aventurës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, të martën.

Shkëndija u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga Qarabagu në Azerbajxhan me rezultatin 5:1 në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Championsit.

Në fakt, tetovarët u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 6:1, pasi edhe në ndeshjen e parë në Shkup pësuan 1:0 nga Qarabagu.

Megjithatë, Shkëndija garat evropiane i vazhdon në “play-off” të Ligës së Evropës.

Edhe nëse nuk avancon nga “play-off” i Ligës së Evropës, Shkëndija tashme ka të siguruar fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Teilen: